Skandali në Kushtetuese, Dedaj: Gjyqtari Gent Ibrahimi është kërcënuar, vendim jo i lirë i trupës gjykuese

Gjykata Kushtetuese ka dështuar të japë një vendim përfundimtar mbi të drejtën e SPAK për të pezulluar anëtarë të kabinetit qeveritar, duke mos e zgjidhur përplasjen mes qeverisë dhe drejtësisë së re.

Sipas gazetarit Reldar Dedaj, ky mosvendim e zhyt vendin në një krizë të thellë institucionale dhe shënon një precedent alarmant për të ardhmen e demokracisë.

Në një analizë të situatës, Dedaj thekson se Gjykata Kushtetuese “ka dështuar në misionin e saj sublim”, duke lënë pa zgjidhje një çështje thelbësore të kushtetueshmërisë.

Mungesa e një vendimi të qartë ka bërë që kufiri mes pushteteve ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor të bëhet “shumë i brishtë”. 

"Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese ka dështuar në misionin e saj sublim.

Kjo bën që situata të shkojë edhe një herë në Gjykatën e Apelit, për shkak se nuk është shqyrtuar çështja e, e raportit individual pra të ministres për pezullimin nga detyra.

Kjo e bën situatën shumë të vështirë sepse e fut në një krizë institucionale shumë të thellë, ndarjen e pushteteve duke e humbur kufirin mes, mes pushteteve.

Pra drejtësia e posaçme mund të marri edhe vendime politike sipas vendimit për të mos pasur vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Situata është akoma dhe më alarmante sepse të paktën është raportuar mediatikisht nga media të caktuara që Gent Ibrahimi për shembull është kërcënuar, një nga anëtarët e trupës së Gjykatës Kushtetuese, për të, për të mos u, për të mos pasur një vendim të lirë, pra një mendim të lirë ose një opinion të lirë përsa i përket çështjes së kushtetutshmërisë.

Ajo nuk ka qenë, që qytetarët shqiptarë duhet ta kuptojnë se ajo nuk ka qenë një çështje penale, pra në Kushtetutë është bërë raporti, çështja ka qenë tekstualisht kushtetutshmërisë.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka të përcaktuar qartë ndarjen e pushteteve, por ky, ky mosvendim i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e ka bërë shumë të brishtë kufirin mes pushtetit ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ në, në Shqipëri.

Dikush nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka lëvizur nga opinionet e paraprake. Dhe dihet se kush, si ishte ndarja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Problemi është që unë në media lexova, në kuptimin, në media serioze por edhe sipas, nuk mund të themi tani sipas burimeve tona se kjo është bërë klishe, por po ju referohem vetëm disa lajmeve që lexova në media që një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, konkretisht Gent Ibrahimi, i cili referuar po përsëri atyre lajmeve, e ka pranuar vetë kërcënimin.

Pra do të thotë që ka qenë një vendim jo i lirë i trupës gjykuese dhe kjo përbën një skandal për sa i përket kushtetueshmërisë në Republikën e Shqipërisë.

Kjo hedh hije shumë të fortë, rreziku sa i përket ndarjes së pushteteve.

Në qoftë se ka demokracia një gjë të shenjtë, është pikërisht ndarja e pushteteve.

Ne nuk mund të themi se jemi në një Republikë parlamentare që garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Kështu që aktorët ndërkombëtarë apo faktorë të lidhur me interesa të caktuara kanë arritur të krijojnë një puç institucional duke krijuar një krizë institucionale në vend", u shpreh Dedaj.

Ndiqni intervistën e plotë: