Pse po rikthehen sulmet e intensifikuara ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe gjykatësve të GJKKO-së?

Sulmet mediatike ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të GJKKO-së janë sistematike nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe njerëzit afër tij.

Që nga lobimi që fillon në SHBA i deklaruar në Departamentin e Drejtësisë me një vlerë 220 mijë dollarë kur brenda kishte dhe gënjeshtra, deri te shkrimet ku fillimisht përgatitet një material apo intervistë e publikuar jashtë vendit, në një media tjetër me pagesë, përfshi këtu media në Europë apo Izrael, të cilat më pas përkthehen, botohen në Shqipëri, fillohen bëhen analiza, “shkëlqejnë” gënjeshtrat, mashtrimet, citimet, qëndrimet që jepen nga mashtrues me pagesë.

Sulmet e intensifikuara në mediat e paguara me paratë e inceneratorëve, korrupsionit, skandaleve, aferave, por dhe me paratë e kompanive që administron reklamimin vëllai i Erion Veliajt, i cili ndodhet nën hetim nga SPAK-u, Arbër Veliaj, ndodhin në momente jo pak pikante.

Filluan në momentin e arrestimit të Erion Veliajt deri në momentin e dhënies së vlerësimit të masës së sigurisë, më pas u pushuan masat, rifilluan kur çështja do të shkonte në një fazë tjetër të Apelit, rifilluan sërish ku çështja do të shkonte në Gjykatën e Lartë, rifilluan menjëherë pasi dolën përgjimet skandaloze të kryebashkiakut nga burgu i Durrësit, i cili shumicën e mediave i përdorte si letër higjienike, rifilluan kur çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese, rifilluan tani pas vlerësimit të masës së sigurisë sepse është në fillim të muajit mars një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk janë të rastësishme sulmet e intensifikuara të mediave të paguara nga paratë e skandaleve dhe aferave të inceneratorëve dhe të reklamave të paguara nga vëllai i Erion Veliajt që bëhen në një moment kur i duhen më shumë kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

Do t’i duhen më shumë se kurrë dhe këto sulme do të intensifikohen edhe më tej me gënjeshtra, me mashtrime, me opinione, deri tek idiotët e përhershëm që dalin në ekrane dhe po aq në rrjetet sociale që prodhojnë lajme, por që paguhen për të krijuar një frymë të përgjithshme presioni dhe manipulative me godtije ndaj elementëve të caktuar të drejtësisë për t'i kërcitur dhëmbët Gjykatës Kushtetuese./ CNA