"Protestat tuaja janë përcaktuese"/ Berisha: Vendimi i GjK, 'shpresë e vetme' për ndryshimin e situatës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur një komunikim online me qytetarët.
Ai u ndal te rëndësia e protestave opozitare dhe e përcaktoi si 'shpresa e vetme' për ndryshimin e situatës në vend.
Kryedemokrati gjithashtu ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e pezullimit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku.

"Protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme për ndryshimin e situatës, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet.
Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më anti Kushtetuese dhe anti ligjore vendosi të përdorë GJK si mburojë të vjedhjeve të tij dhe vijimi n në detyrë të Lubi Ballukut.
Qendrimet e tij hasën në kundërshtimin më të fuqishëm të partnerëve dhe Komisionit Europian.

Shkelmon interesat e qytetarëve për të mbrojtur lëkurën e tij. Vlerësoj qëndrimin e gjykatësve të cilët me guxim rrëzuan një kërkesë që ishte baraz me grusht shteti.
Me ndarjen 4:4 të paktën kërkesa e Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në koshin e plehrave bashkë me Ramën”, tha ai.

Ndiqni bashkëbisedimin e plotë: