FOTO-LAJMI/ A po përgjon Olsi Komici kolegun?

Deputeti socialist Olsi Komici duket se mbetet i interesuar për atë se me çfarë merren kolegët e tij, edhe jashtë kuadrit formal të punës.

Siç shihet në foton e publikuar, Komici shfaqet duke hedhur një vështrim me kureshtje drejt telefonit të kolegut të tij nga radhët e PS, Onid Bejleri i cili qëndron i ulur përpara. Olsi Komici ka ushtruar më herët detyrën e komisionerit të vettingut

Teksa deputetët pritet të fokusohen te detyrat për të cilat janë zgjedhur, shpeshherë ata shihen duke u marrë me telefonat e tyre në sallën e Parlamentit apo Komisione, qoftë duke shfletuar rrjete sociale apo duke luajtur lojëra./Boldnews