Berisha për Kushtetuesen: Presioni ndaj trupës gjykuese, qëndrime të cilat do na kushtojnë në rrugën drejt BE

Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit të Zëvendës kryeministres, në një kohë kur zyrtarisht nuk kishte njoftim për vendimmarrje.

“Ka urdhëruar gjykatësit, të votojnë në mbrojtje të Lubi Ballukut.”- tha ai.

Kryedemokrati Berisha në një takim me anëtarë të PD në Tiranë,  theksoi edhe ndarjen e gjyqtarëvve për këtë cështje, ndërsa e cilësoi vendimin të ndikuar nga Kryeministri Rama.

“Dhe me pesë vota, vendos që të mbrojë me çdo kusht karrigen e tij.”- tha Berisha.

Kryedemokrati ngriti akuza për presion e ndikime në Kushtetuese.

Sali Berisha para anëtareve të PD në Degën 8 dhe 10, Tiranë, tha se këto qëndrime mund ti kushtojnë Shqipërisë bllokim në rrugën e integrimit.

Protestat dhe reagimi qytetar sipas berishës janë shpresa për Shqipërinë.