Erisa Xhixho në Mëngjesin e Lutjeve: Kur ndajmë vlera të përbashkëta dhe shpresë, mund të ndërtojmë ura më të forta dhe një botë më të mirë
Deputetja dhe njëherësh Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar një sërë takimesh në Kongresin Amerikan.
Po ashtu, Xhixho thotë se ka qenë pjesë e delegacionit shqiptar në Mëngjesin e Lutjeve.
NJOFTIMI I XHIXHOS
Ishte një nder i veçantë të isha pjesë e eventit vjetor të Mëngjesit të Lutjeve, një moment reflektimi dhe frymëzimi të thellë.
Fjalimi kryesor i mbajtur nga Presidenti Donald J. Trump përcolli te të gjithë pjesëmarrësit mesazhin se besimi, uniteti dhe bashkëpunimi janë çelësi për përballimin e sfidave globale.
Mes udhëheqësve politikë, fetarë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga e gjithë bota, u përforcua bindja se, kur ndajmë vlera të përbashkëta dhe shpresë për të ardhmen, mund të ndërtojmë ura më të forta dhe një botë më të mirë për brezat që vijnë.

