Amnistia Penale në fuqi/ Zhllima: Çfarë përfitojnë personat që dalin nga burgu? A mbeten thjesht një statistikë apo...

Në lidhje direkte për Ora News ka qenë avokati, Gylsen Zhllima i cili ka folur për amnistinë penale dhe kush do të përfitojë.
Ai u shpreh se kjo amnisti, mund të nxjerrë këta të dënuar në shoqëri dhe t'i lë thjesht si një statistikë e burgut. Prandaj sipas Zhllimës, duhet vënë në dyshim amnistia.

“Qeveria shqiptare vendosi të amnistojë një pjesë të qytetarëve që janë në paraburgim ose më mirë në vuajtjen e dënimit, për shkak se gjykatat tona kanë vendosur me vendim të urdhër të prerë, brenda vitit 2025 më 31 dhjetor, personat të cilët janë dënuar për vepra të lehta penale por edhe personat të cilët vuajnë dënimin.

Përfitojnë për kategoritë meshkuj dhe femra, tre deri në katër vite ulje dënimi.

Duhet të jemi realist me të vërtetën dhe mos të mbetemi thjesht në një amnisti.

Ata persona të cilët dalin nga burgu, çfarë përfitojnë në të ardhmen?

Riaktivizohen në Shqipëri apo thjesht mbeten statistikë e burgut dhe janë të diskriminuar nga shoqëria.”

Ndiqni intervistën e plotë: