Rubio: SHBA të gatshme për dialog me Iranin, raketat balistike pjesë e bisedimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se vendi ku do të zhvillohen bisedimet me Iranin ende nuk është konfirmuar, duke shtuar se qeveria iraniane kishte rënë më parë dakord për një takim të premten në Turqi, por duket se ka ndryshuar qëndrim.

Dërguari special i SHBA-së, Steve Whitkov, është i gatshëm të marrë pjesë në këtë takim, sipas planit fillestar, tha Rubio.

“SHBA janë të gatshme të angazhohen dhe gjithmonë kanë qenë të gatshme për dialog me Iranin,” u shpreh ai në një konferencë për shtyp.

Rubio theksoi gjithashtu se çështja e raketave balistike duhet të jetë pjesë e diskutimeve, në mënyrë që bisedimet të sjellin një rezultat të prekshëm.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohen të premten në Oman.