Edi Rama mes Vatikanit/ Kryeministri ndan pamje nga takimi me Atin e Shenjtë në Genazzano (FOTO)

Kryeministri shqiptar nisi sot vizitën e tij në Vatikan me një takim të veçantë me Atin e Shenjtë.

Vizita filloi nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shqipërisë.

Kjo figurë fetare ka një histori të gjatë dhe ruan një copë të murit të Kishës së Shkodrës që daton nga viti 1467.

Kryeministri në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Postimi i Kryeministrit: