STARMER I ASHPËR ME RUSINË/ Kryeministri britani dënon ashpër s*lmet ruse ndaj Ukrainës

Kryeministri britanik Keir Starmer i quan barbare sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, gjatë temperaturave ekstreme të cilat kanë arritur deri në -20 gradë Celsius. Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për paqe vazhdojnë.

Sir Keir Starmer, i ka cilësuar si barbare sulmet e fundit ruse ndaj qendrave energjetike të Ukrainës, të kryera në një kohë kur vendi po përballet me temperatura ekstreme deri në -20 gradë Celsius.

Deklaratat e ashpra të Kryeministrit Britanik erdhën pas një  bisede telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, disa orë pas sulmeve që goditën termocentralet dhe infrastrukturën kritike në Kiev dhe në qytete të tjera ukrainase.

Sulmet ndodhën në fund të një pauze njëjavore, të cilën Trump kishte kërkuar që presidenti rus Vladimir Putin ta respektonte.

Por Presidentin Trump Putin e kishte mbajtur fjalën duke respektuar armëpushimin 1 javor dhe shprehu dëshirën që lufta të përfundonte. Ai shtoi se të dërguarit amerikanë do të zhvillojnë takime me negociatorë rusë dhe ukrainas në Abu Dhabi të enjten, me synimin për të avancuar drejt një marrëveshjeje paqeje.

Nderkohe ne nje reagim presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se cdo sulm i tillë rus konfirmon se qëndrimet në Moskë nuk kanë ndryshuar: ata vazhdojnë të vënë bast për luftën dhe shkatërrimin e Ukrainës dhe nuk e marrin seriozisht diplomacinë.

Sinkron Në fakt, ushtria ruse e shfrytëzoi propozimin e SHBA-së për të ndaluar përkohësisht sulmet jo për të mbështetur diplomacinë, por për të grumbulluar raketa.

Dëmet nga sulmet e fundit ishin të mëdha. Më shumë se 1,000 ndërtesa banimi në Kiev mbetën pa ngrohje, ndërsa një termocentral në qytetin lindor të Kharkivit u raportua si i pariparueshëm.

Për shkak të kushteve ekstreme të motit, shumë banorë u detyruan të kalonin natën në stacionet e metrosë, ku disa ngritën edhe tenda për t’u mbrojtur nga të ftohtit i acartë.

Ukraina ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për mungesën e raketave mbrojtëse dhe ka kërkuar ndihmë shtesë nga aleatët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili vizitoi Kievin disa orë pas sulmeve, u bëri thirrje vendeve anëtare të aleancës që të sigurojnë më shumë raketa nga rezervat e tyre për Ukrainën