IZRAELI G*DET SËRISH/ Të paktën 17 persona kanë mbetur të vr*rë në Gaza
17 persona kanë mbetur të vrarë në Gaza nga sulmet Izraelite ku shumica janë gra dhe fëmijë, sulmet vijnë pas një ushtar Izraelit u plagos nga militantët, kjo po kërcënon armëpushimin e brishtë dhe situata humanitare mbtet e rëndë.
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën këtë të mërkurë në Rripin e Gazës pas bombardimet Izraelite, kryesishtë në zonat e banuara, njoftuan zyrtarë të spitaleve lokale.
Mes viktimave kishte gra, fëmijë dhe një foshnjë 10 ditëshe, si dhe një fëmijë tjetër 5 muajsh, shifra këto që nxisin shqetësime të thella humanitare ndërsa dhuna vazhdon, pavarësisht armëpushimit të arritur në tetor 2025.
Forcat Izraelite kanë argumentuar se veprimet e tyre synonin neutralizimin e kërcënimeve ndaj trupave të tyre, ndërsa militantët shihen si shkelës të marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas Tel Avivit sulmet ishin përgjigje ndaj zjarrit të militantëve që plagosi rëndë një ushtar rezervist Izraelit.
Bombardiemt goditën ndërtesa banimi në lagjen Tuffah në veri të Gazës, ku u vranë 11 anëtarë të një familjeje, mes tyre prindërit, foshnjat dhe gjyshja e tyre.
Një raketë tjetër ra mbi një tendë familjare në lagjen Khan Younis, ku la tre të vrarë, përfshirë një djalë 12 vjecar.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, qindra Palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ndërsa numrat e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i luftës në tetor 2023 tejkalojnë dhjetra mijëra.
Dhuna e vazhdueshme ka sjellë shqetësim ndërkombëtar lidhur me efektivitetin e armëpushimit dhe perspektivën e zgjidhjes së konfliktit.
