"Ngërçi" për Territorialen/ Gjyli: PD e justifikon bojkotin, thanë se s'janë njoftuar për të marrë pjesë
Në studion e Ora News ka qenë analistja, Arsejda Gjyli e cila ka dhënë komentin e saj lidhur me çëshjten e Reformës Territoriale dhe duke cekur gjithashtu bojkotin e PD-së në këto komisione.
Gjatë kësaj interviste, Gjyli u shpreh se opozita e ka justifikua këtë bojkoti dy mujor në komisione me pretendimin se nuk janë njoftuar për të marrë pjesë.
“Praktikisht ishte e deklaruar që PD kishte bojkotuar për çështjen e, po themi edhe administrative territoriale por edhe për reformën zgjedhore.
Përveç kësaj kemi edhe Reformën Zgjedhore që është shumë e rëndësishme dhe kërkohet patjetër bashkëpunim nga të dyja partitë kryesore, por jo vetëm. Edhe nga partitë e reja dhe të vogla.
Në një farë mënyrë ishte deklaruar që ata unanimish, në mënyrë definitive nuk do t’i bashkohen këtij Komision dhe nuk do t’i bashkohen reformës për ta çuar atë përpara.
Si rrjedhojë një lloj ‘ngërçi’ politikë që u krijua si pasojë e mungesës së PD-së në Komision përafërsisht dy muaj.
Ajo çfarë u diskutua dhe u tha është që “jo ne nuk e kemi bojkotuar por e kemi bërë këtë gjë sepse nuk na kanë njoftuar”.
PD u justifikua me faktin që ne nuk jemi njoftuar për të shkuar në këto Komisione.”- tha ajo.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
