Topalli i kthehet Ballës: Nuk kam qenë asnjëherë aty ku shkoje ti me Lulzim Bashën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar ashpër dhe me ‘kunja’ me Jozefina Topallin. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla i tha që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës.

Balla tha se “në Shkodër menduam se do merrje vota, por dole si me Diasporën”, duke i kujtuar zgjedhjet e fundit të 11 majit, ku Jozefina Topalli ishte e deleguara e PD.

Nuk ka vonuar përgjigja dhe Topalli nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar Ballës të tërheqë deklaratat e tij, teksa tha se: “Është e vërtetë që ka pasur një lëvizje nga ana ime kundër një njeriu në PD që ju e kontrollonit, ndaj tërhiqi fjlaët për mua, asi unë nuk ka qenë asnjëherë aty ku ti shkoje me Lulzim Bashën”