Me forcën e kartonëve të PS/ Kuvendi miraton rendin e ditës, Shehaj shkon afër foltores: Si nuk keni turp!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 11:05
Tensione në Kuvend. Kreu i Mundësia, Agron Shehaj ka ‘shpërthyer’ në akuza pasi nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, votoi kalendarin e punimeve me rendin e ditës, me shumicë votash nga mazhoranca.
Shehaj u ngrit nga vendi i tij ndërsa me disa fletë të bardha shkoi afër foltores ku iu drejtua drejtueses së seancës, ndërsa iu drejtua; “Si nuk keni turp!”.
Ndërkohë Spahiu iu drejtua; ‘Ju tërheq vëmendje për gjuhën e përdorur”.
