Gogu ironizon Berishën nga foltorja e Kuvendit: Shembulli më i mahnitshëm i banalitetit të përgjegjshmërisë

Ministri Toni Gogu i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit, pasi kreu i PD iu drejtua mazhorancës “ju jeni e keqja banale:”

Gogu shtoi se interpretimi i opozitës për konceptin e “banalitetit të së keqes” përbën, sipas tij, një shembull të “banalitetit të përgjegjshmërisë”.

“Dhe të dilni juve të flisni për banalitetin e së keqes është, besoj, shembulli më i mahnitshëm i banalitetit të përgjegjshmërisë.”

Ai komentoi edhe ndërprerjen e mikrofonit gjatë seancës, duke e cilësuar si një sinjal për pritshmëritë që qytetarët kanë ndaj opozitës.

“Ai një minutëshi i mbylljes së mikrofonit, për të mos dëgjuar më haluçinacione politike dhe filozofike në mes të Europës, është një kumt për të gjithë ata njerëz të cilët presin që opozita të bëjë punën e saj dhe ta çojmë këtë vend përpara, së bashku t’i bashkohet shumicës dhe të anëtarësohemi brenda afatit që kemi marrë përsipër.”