“Jemi në kulmin e sezonit të gripit, njerëzit pa shërbim shëndetësor”/ Braçe: Dua pyetje-përgjigje me ministren e shëndetësisë...
Erion Braçe denoncon vonesën e qeverisë për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për mungesën e shërbimeve shëndetësore në Njësinë nr.5, duke theksuar se mijëra banorë janë të pambuluar gjatë periudhës së gripit.
"Që më datë 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje-përgjigje këtu me ministrin e shëndetësisë. I jam referuar një çështjeje të caktuar që ka të bëj për mosfunksionimin e një qendre shëndetësore, në njësinë nr.5 dhe mendova që ishte momenti i duhur për të marr një përgjigje pas 3-4 muajsh.
Jemi në pikë të periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale për shëndetin e tyre.
Kërkesën e kam paraqitur më datë 19 janar, sot jemi më datë 3 shkurt. Po lë mënjëanë faktin që rregullorja ka 5 nene për 3-4 lloje pyetjesh dhe që nuk e gjen dot në asnjë rast se kur mund ta marrësh përgjigjen.
Fillon me një javë dhe mbaron me 3 javë pritje, në kohën që ata njerëz atje prej 3 muajsh janë në nevojë.
Mendoja që duhet të ishte shqetësim i vetë ministres së shëndetësisë për të ardhur për të kthyer përgjigje për këtë gjë, sa më parë të jetë e mundur", u shpreh Braçja.
