“COUNTDOWN” PËR TERRITORIALEN/ PS afat PD-së deri në darkë, “luftë politike” për reformën
Reforma Zgjedhore dhe mënyra si do të ecë përpara komisioni I posacëm parlamentar ishin tema kryesore e debatit politik në seancën e Kuvendit. Socialistët kanë cuar për votim ndryshimin e përbërjes, ndërsa u lanë afat demokrateve deri në darkë për një përgjigje përfundimtare nësë do të bëhen pjesë. Sali Berisha në cilësinë e kryetarit tha se PD nuk e ka bojkotuar komisionin
Përfshirja e kërkesës së Partisë Socialiste për të rishikuar përbërjen dhe drejtimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, që parashikon marrjen e kontrollit përmes prishjes së paritetit të përfaqësimit, e fokusoi debatin në Kuvend tek reforma.
Luçiano Boçi në cilësinë e bashkëkryetarit nga PD, theksoi se opozita nuk e ka bojkotuar komisionin, por paralajmëroi se nësë prishet formula e dakordësisë do të reagojnë.
Përballë këtyre qëndrimeve, Taulant Balla ishte i paqartë, përçka kërkoi një përgjigje të prerë nga kryedemokrati Sali Berisha, teksa dha afat deri në fund të seancës.
Balla: Çohu na sqaro vendimin e djeshëm, a do vini në komisionin e posaçëm apo jo.
Kur Sali Berisha erdhi në seancë debate ishte ndezur, por kur kryedemokrati iu drejtua foltores u shënua edhe moment I parë I tensionit. Mosdhënia e fjalës për liderin, ngriti demokratët në protest para foltores, dhe solli ndërprerjen e seancës për disa minuta.
Berisha i ktheu përgjigje Mazhorancës jashtë Kuvendit:
"Ne kemi qenë dhe jemi, nuk ka asnjë diskutim"
Kur Berisha mori të drejtën e fjalës, renditi akuza për mazhorancën nga kryeminstri tek deputetët në sallë.
Përgigjet thuajse si gjithmonë, tani ia kthen Taulant Balla.
Seanca e kësaj të marte, rikthye për një moment edhe përplasjen e famshme të disa viteve më parë mes Jozefina Topalit e kreut të grupit socialist
Balla: Ti Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut.
Topalli: S’të kam takuar kurrë në jetën time, por ke takuar Bashën. Prandaj merre me vete atë.
