Blushi interpelancë me Lamallarin: Burgjet nuk rehabilitojnë, por t*rrorizojnë. Gardianët e burgjeve shndërrohen në skll*vër

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se burgjet dhe paraburgimi janë kthyer në vend të një institucioni rehabilitime, në një makineri dhune dhe terrori institucional.

Në seancën e sotme plenare, ku po zhvillohet interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari,  Blushi u shpreh se, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që janë shndërruar në skllevër. Sipas Blushit, kjo interpelancë është kërkuar për të dhënë llogari për një krim shtetëror.

“Ministër, ju kam thirrur në interpelancë për të dhënë llogari për një krim shtetëror të kryer me vetë dije, nga kthimi në institucion rehabilitimi, në një makineri çnjerëzore dhune, frike dhe terrori institucional. Në këto institucione të denjë për republikat e bananeve, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që i keni shndërruar në skllevër”, u shpreh ai.