(EMRI) Arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës, në kërkim për...

Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar nga Policia e Vau i Dejës.

Vihet në pranga shtetasi Gjergj Goli

Në pranga ka rënë shtetasi Gj. G., banues në fshatin Barbullush, i dyshuar si bashkëpunëtor në përshtatjen e dy ambienteve banimi për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave artificiale. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 5”.

Nga këto dy ambiente, disa javë më parë, Policia kishte sekuestruar 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kilogramë kanabis të përpunuar, si dhe 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 46-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.