E-Albania jashtë funksionit, Çela: AKSHI me 500 mln euro buxhet, si mund të bjerë një sistemi për një muaj?! Njerëzit do shkojnë në informalitet
Ndonëse sistemi i self-care filloi të bëhej funksional për bizneset, sërish subjektet raportojnë probleme.
Po çfarë po ndodh me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)?
Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama.
Pedagogu i drejtësisë Ervis Çela u shpreh se sot bizneset nuk bëjnë dot deklarata doganore.
“Si do ta, si do ta zhdoganojnë mallin? Deklaratat doganore nuk hyjnë dot në sistemin e fiskalizimit. Avokatët nuk presin dot fatura për klientët. Ishim në procese gjyqësore këto kohë dhe kërkohej që të bëhej pagesa për ekspertin, në mënyrë që të merret akti i ekspertimit në vlerësim nga gjykata dhe ti nuk e paguaje dot se nuk prodhoheshin dot fatura. Donin palët të sillnin çertifikatë familjare...
I duheshe çertifikata familjare për të provuar që kanë fëmijë dhe janë të martuar, apo dëshmia e penalitetit për ta çuar në gjykatë, për të provuar që nuk janë të dënuar më përpara. Nuk e nxirrte dot sistemi. Pra nuk ka nevojë më për haker.
Në momentin që bie një sistem i tërë, njerëzit do detyrohen të shkojnë në informalitet. Atëherë kujt i shkon për problem dhe kush përfiton më shumë, atëherë është, është gjë tjetër. Por ne kemi sot AKSHI-n që ka një buxhet prej 500 milionë eurosh. Dhe a na shkon mendja ne që një sistem dixhital mund të ketë ato momentet e dobësisë së tij? Patjetër. Logjika e pranon. Por jo për një muaj të tërë.
Dhe nga ana tjetër, këta drejtues të këtyre institucioneve, duke filluar që nga tatimet apo Ministria e Financave, pse nuk mban një qëndrim zyrtar se si do të veprohet në këtë periudhë tranzitore? Si do bëhet, se në fund të marsit bëhet mbyllja e bilanceve për të gjitha bizneset. Si do të operohet kjo periudhë? Nga ana tjetër, mosdeklarimi në kohë është vepër penale. Dhe vetë sistemi tatimor të ngarkon gjobë për vonesën.
Për vonesat e faturave. Atëherë pse nuk mbahet një qëndrim zyrtar dhe thuhet: ka ndodhur ky problem, të identifikohet problemi, të mbahet përgjegjësia dhe të orientohen qytetarët se si do të veprojnë në këtë periudhë tranzitore.
Të detyruar për ta shfrytëzuar. Çfarë do bëjë dikush sot kur sistemi nuk punon? E dëgjuam në një deklaratë një zyrtari dhe tha, mund t'i mblidhni të dhënat dhe kur të fillojë sistemi të punojë, t'i hidhni. Si mund të mblidhen të dhënat? Si mund të mblidhen faturat kur nuk gjenerohen nga sistemi?”, u shpreh ndër të tjera Ervis Çela.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

