Dëbimet e emigrantëve shqiptarë në Angli/ Avokati: Farage refuzon të shqyrtojë çdo kërkesë për azil

Avokati i emigracionit, Naim Hasani, ka komentuar programin elektoral të Nigel Farage, sipas të cilit ai synon të dëbojë emigrantët e paligjshëm dhe të bllokojë çdo kërkesë për azil në Britani.

“Programi i Farage synon jo vetëm ndalimin e pranimit të emigrantëve të paligjshëm, por gjithashtu dëbimin e emigrantëve të ligjshëm. Ai planifikon të heqë të drejtën e qëndrimit të përhershëm për ta, një masë që ka shqetësuar politikanët, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat dhe qarqet e drejtësisë,” tha Hasani.

Fjala e avokatit Naim Hasani:

“Nigel Farage ka në programin e tyre elektoral që është shpallur disa muaj më parë, për hir të së vërtetës, ku vijën kryesore e ka pasur jo vetëm kundër emigrantëve të paligjshëm duke thënë se s’do pranojë asnjë emigrant të paligjshëm dhe do t’i kthejë ata në momentin që ata mbërrinin në Britani.

Nuk do të shqyrtonte asnjë kërkesë për azil. Po ajo që ka ngritur më shumë shqetësimin e politikanëve dhe e qarqeve faktikisht shoqatave të ndryshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të emigrantëve por edhe qarqeve në Drejtësi, në media, në çdo pjesë të jetës në Britani.

Është fakti që Nigel Farage ka thënë se do të dëbojë edhe emigrantët e ligjshëm, jo vetëm emigrantët e ligjshëm të përkohshëm por do të heq të drejtën emigrantëve për të qendruar  në mënyrë të përhershme.”

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: