HAKERË AMERIKANË VS TROLLET RUSE / Operacioni amerikan shënjestron grupet ruse të dezinformimit

Hakerë ushtarakë amerikanë zhvilluan një operacion sekret kibernetik për të penguar rrjetet ruse të shpërndanin dezinformata dhe të ndikonin votuesit në zgjedhjet presidenciale të 2025-ës. Informacionet e publikuara për herë të parë, thonë se rreziku do të vazhdojnë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara, hakerë ushtarakë amerikanë zhvilluan një operacion sekret kibernetik për të penguar aktivitetin e grupeve ruse që shpërndanin dezinformata për votuesit amerikanë.

Ata shënjestruan serverët kompjuterikë dhe personelin kyç të të paktën dy kompanive ruse që, sipas burimeve të njohura me operacionin, po përhapnin propagandë të fshehtë për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Këto grupe synonin të ndikonin votuesit në gjashtë shtete kyçe duke publikuar lajme të rreme kundër politikanëve amerikanë që mbështesnin Ukrainën.

Njëra prej kompanive kishte zhvilluar madje takime strategjike me zyrtarë të Kremlinit, sipas një deklarate të FBI-së.

Në një rast, hakerët amerikanë planifikuan të çaktivizonin serverë që ndodheshin në një vend europian dhe që përdoreshin nga këto rrjete ruse.

Edhe pse aktiviteti i të ashtequajturëve trollëve vazhdoi deri në ditën e zgjedhjeve, kur Donald Trump mundi zëvendëspresidenten e atëhershme Kamala Harris, një burim tha se operacioni ngadalësoi ndjeshëm kapacitetin e tyre.

Ky rast, i raportuar për herë të parë nga CNN, ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të qeverisë amerikane, ku u përfshinë FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe agjenci të tjera inteligjence, për të zbuluar dhe ndërprerë ndërhyrjet e huaja nga Rusia, por edhe nga Irani.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, fuqitë e huaja do të vazhdojnë përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet amerikane, veçanërisht ato të vitit 2026.