EKZ*KUTOHEN ANËTARËT E BANDËS MING/ Kina dënon me vd*kje drejtues të mafies së mashtrimeve në Myanmar

Autoritetet kineze kanë ekzekutuar 11 anëtarë të një bande kriminale që vepronte në Myanmar. Ata ishin pjesë e familjes famëkeqe Ming, e akuzuar për mashtrime online, trafik njerëzish dhe vrasje. Grupi drejtonte qendra të mëdha mashtrimi në rajonet kufitare me Kinën.

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të familjes kriminale Ming, një nga sindikatat më të fuqishme të krimit të organizuar që operonte në veriun e Myanmarit.

Banda drejtonte qendra mashtrimi online, prostitucioni dhe prodhimi droge, duke përdorur punëtorë të trafikuar dhe duke ndëshkuar me dhunë ata që tentonin të arratiseshin.

Të dënuarit u shpallën fajtorë për vrasje, ndalim të paligjshëm dhe mashtrim masiv. Dy prej tyre apeluan vendimin, por Gjykata e Lartë e Kinës e la në fuqi dënimin me vdekje.

Ekzekutimet u kryen pasi të dënuarit u lejuan të takonin familjarët e tyre për herë të fundit.

Qendra kryesore e veprimtarisë kriminale ishte kompleksi i njohur si “Crouching Tiger Villa” në rajonin Kokang, ku në kulmin e aktivitetit punonin rreth dhjetë mijë persona për të mashtruar viktima përmes skemave të sofistikuara në internet.

Sipas autoriteteve kineze, banda ishte përgjegjëse për vdekjen e të paktën 14 shtetasve kinezë.

Të dhënat ndërkombëtare bëjnë me dije se bandat e mashtrimit në Azinë Juglindore përfitojnë dhejtëra mijëra miliardë dollarë në vit.

Në Myanmar, këto struktura kriminale janë forcuar nga korrupsioni dhe lufta civile, duke e kthyer rajonin kufitar në një nga bazat më të mëdha të mashtrimit dixhital në botë.