ICE NDRYSHON STRATEGJI/ Oficerët në Minnesota nuk do të ndërveprojnë me protestuesit gjatë operacioneve
Pas dy vrasjeve fatale që shkaktuan zenërim publik në Minneapolis, udhëheqja e ICE ndryshon strategjinë, forcat federale do të shmangin angazhimin me protestuesit dhe do të fokusohen vetëm te personat me rekorde penale.
Në një zhvillim qëpasqyron tensionet në rritje rreth operacioneve federaletë emigracionit, zyrtarët e Immigration and Customs Enforcement (ICE) në Minnesota morën një udhëzim të brendshëm për të mos komunikuar apo përfshirë me protestues gjatë ndërhyrjeve në komunitet.
Udhëzimi urdhëron oficerët të përqëndrohen në arrestimet e emigrantëve që kanë rekorde kriminale dhe të shmangin konfrontimet direkte me protestuesit që kundërshtojnë praninë e tyre.
Porosia e shpërdarë përmes një emaili zyrtar nga një prej komandantëve të lartë të ICE, përmbante një porosi të qartë “mos komunikoni apo përziheni me protestuesit” .
Ky ndryshim në taktikat e ICE vjen në kulmin e kritikave ndaj mënyrës se si agjencia ka vepruar gjatë operacioneve në qytetet e mëdha të Minnesotas, ku ka pasur disa vrasje fatale të dy shtetasve amerikanë.
Deri tani Departamenti i Sigurisë Kombëtare i cili mbikqyr ICE nuk ka dhënë një koment zyrtar për median, ndërsa zyrtarë të administratës kanë thënë se udhëzimet ende po shqyrtohen dhe nuk duhet konsideruat i fundit deri sa të publikohet zyrtarisht.
Por debati mbi rolin dhe taktikat e ICE vazhdon të nxisë kundërshtime të forta duke ngjallur cështje të rëndësishme për qeverisjen federale, të drejtat civile dhe menaxhimin e imigracionit në Shtetet e Bashkuara.
