BE përcakton Gardën Revolucionare iraniane si organizatë terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 16:53
Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten ta përcaktojnë Gardën Revolucionare iraniane si një “organizatë terroriste”, pas shtypjes së përgjakshme të protestave në Iran, njoftoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
“Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje”, deklaroi ajo në X, në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.
“Çdo regjim që vret mijëra qytetarë të vet po punon drejt rënies së vet”, shtoi ajo.
