CIA NË VENEZUELË/ SHBA-të planifikojnë prani inteligjence pas rrëzimit të Maduros

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas kapjes së Nicolás Maduros. Agjencia pritet të luajë rol kyç në fazën e tranzicionit politik dhe të sigurisë. Administrata Trump synon të ushtrojë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit.

Pas kapjes dramatike të ish-presidentit Nicolás Maduro, Shtetet e Bashkuara po përgatisin rikthimin e tyre në Venezuelë, me një rol të zgjeruar për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, CIA, sipas raportimeve të medieve ndërkombetare.

Sipas burimeve të njohura me planifikimin, CIA po punon në heshtje për të vendosur një prani të përhershme amerikane në terren, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump kërkon të ndikojë drejtpërdrejt në tranzicionin politik të vendit.

Diskutimet mes CIA-s dhe Departamentit të Shtetit janë përqendruar te krijimi i një aneksi të inteligjencës amerikane në kryqytetin venezuelian, përpara rihapjes së plotë të ambasadës.

Ky aneks do t’u lejonte zyrtarëve amerikanë të ndërtojnë kontakte joformale me udhëheqjen e re, opozitën dhe shërbimet e sigurisë venezueliane.

Burime amerikane thonë se, në këtë fazë, CIA do të ketë rol dominues për shkak të situatës së brishtë të sigurisë, ndërsa Departamenti i Shtetit do të marrë drejtimin diplomatik në afatgjatë.

Ndërkohë, planet afatgjata të SHBA-së për Venezuelën mbeten të paqarta, përfshirë edhe afatin për rihapjen e ambasadës në Karakas.

Prania e CIA-s pritet të jetë vendimtare në fazën e parë të tranzicionit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojë populli venezuelian ndaj një ndikimi më të hapur amerikan pas rënies së Maduros.