Olli: Parlamenti duhet të funksionojë me më shumë argumente dhe me më pak sharje

Gazetari Leonard Olli komentoi sot mbi situatën politike gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Ora News.

Ai theksoi rëndësinë e normalitetit në Parlament dhe nevojën që opozita të ofrojë një model konstruktiv, jo vetëm të bërtitjes, por edhe të kapacitetit për të qeverisur nëse një ditë do të vijë në pushtet.

“Denoncimet kanë për qëllim të informojnë opinionin publik për çfarë ndodh realisht; nuk mund të zëvendësojnë gjykatësit, por duhet të sjellin prova dhe fakte,” tha Olli.

Ai shtoi se është e domosdoshme që puna e Parlamentit të zhvillohet me sa më pak sharje dhe me më shumë argumente, për të përmirësuar funksionimin e tij.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: