VIDEO/ Bie zjarr në disa banesa në Lushnjë, e reja përfundon në spital e asfiksuar
Një zjarr ka rënë në një banesë private në lagjen “Loni Dhamo”,. Nën një cati jetonin dy familje, në njërën pronari Rrapush Deliu vetë i dytë , dhe në tjetrën një familje e komunitetit rom që e kishin marrë me qera .Flakët e zjarrit nisën nga ambientet e banesës me qera.
Si pasojë e flakëve, dy dhomat janë djegur pothuajse tërësisht nga zjarri, ndërsa pjesërisht u dogj edhe banesa ngjitur .
Në vendngjarje ndodhen forcat të shumta të zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për izolimin e zonës.
Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë furnela elektrike në të cilën po ngroheshin gjashtë gëmijë të vegjël nga mosha 1-12 vjeç të cilët ndodheshin tek gjyshërit e tyre. Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë është ndërprerë për disa minuta.
Si pasojë e tymit, një vajzë 12-vjeçare është dërguar në spital me shenja asfiksie, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas pronarit të banesës në momentin e zjarrit ai po shihte televizor kur ka parë tymin që po vinte nga gjysma tjetër e shtëpisë ku dhomat e dhëna me qera po digjeshin.
Pak minuta për shkak të materialeve plastike dhe druri flakët shpërthyen masivisht, por fatmirësisht fëmijët dhe të rriturit arritënbtë dilnin në kohë jashtë. Kjo është hera e katërt që bie zjarr në të njëjtën zonë të lushnjes aty ku ndodhen ngjitur këto shtëpi
