Kadastra e Vlorës mbyllet, stafi proteston kundër transferimit: Të rishikohet vendimi
Punonjësit e Kadastrës së Vlorës, kanë nisur protesta brenda ambienteve të Kadastrës, pas njoftimit për "shkrirjen" e këtij institucioni dhe zhvendosjen e saj në Tiranë. 55 punonjës të këtij institucioni, kanë firmosur një peticion kërkesë për rishikimin e menjëhershëm të vendimit dhe kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj kësaj mase.
Vendimi për zhvendosjen Kadastrës së Vlorës së Vlorës mban datën 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Gjithashtu thuhet se procesi i transferimit duhet të përfundojë brenda këtij muaji.
Aktualisht, në Vlorë ndodhen ende rreth 55 punonjës, të cilët do të duhet të zhvendosen në kryeqytet, përndryshe do të humbin vendin e punës. Vendimi i fundit i nxjerrë ka përcaktuar që zyra e Kadastrës së Vlorës do të transferohet përfundimisht pranë rrugës "Jordan Misja" në Tiranë.
