Dosja "Partizani"/ Avokati i Jamarbër Malltezit paraqet parashtrimet, DATA e seancës tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 15:40
Seanca për dosjen ‘Partizani’, e cila është zhvilluar ditën e sotme në GJKKO është mbyllur.
Avokati i Jamarbër Malltezi, Klodian Skënderaj, ka paraqitur gjatë kësaj seance pretendimet e tij.
Ndërsa në seancën tjetër, e cila do të mbahet në 9 shkurt do të bëjë parashtrimet e tij vetë Malltezi. Në një prononcim për median, Malltezi tha se gjyqi që po i bëhej, ishte një përndjekje politike
"Prokurorët e kapur falsifikuan dokumentet, kam 180 faqe material" u shpreh ai.
