Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë/ Ndërron jetë infermjerja, shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë

GRAMSH- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, infermjerja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mësuesja dhe shoferi kanë mbetur e plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.