Panik në Tiranë/ Merr flakë një makinë pranë Kopshtit Botanik

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme pranë zonës së Kopshtit Botanik, në segmentin e Unazës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përpirë me shpejtësi makinën , duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët në zonë.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.