PAMJET/ Ngjarje e rëndë në një familje në Durrës, “çmendet” babai dhe...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 10:17
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në qytetin e Durrësit.
Babai Mikel Ndoi ka plagosur e thikë vajzën e tij Xhesika Ndoi dhe dhëndrin. Ngjarja është shënuar në lagjen në 12 të Durrësit.
Mësohet se babai, i cili sapo kishte dalë nga burgu ka shkuar tek dyqani ku punonte vajza dhe dhëndri është konfliktuar me ta. Për ta shuar sherrin ka ndërhyrë dhëndri i cili edhe ai është plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan peshku ndërsa të plagosurit janë transportuar me makina të rastit me urgjencë në spital. Gjendja e tyre është e rëndë, sepse kanë marrë disa goditje me thika.

