“Partizani” në gjyq, GJKKO “rrëzon” gazetarët: Seanca live mund të prishë procesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 10:36
Në GJKKO mbahet këtë të hënë seanca e radhës për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani" në Tiranë.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se në procesin ndaj dosjen “Partizani” ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarber Malltezi, një grup gazetarësh kishin bërë kërkesë për regjistrimin e seancës gjyqësore.
GJKKO vendosi të mos lejojë mediat live me argumentin se:
“Mund të cënohet ecuria e procesit”!
“Prania e kamerave dhe transmetimi live mund të ndikojë tek dëshmitaret që janë një numër i lartë personash që janë kërkuar të pyeten”, thotë Gjykata.

