Braçe krahason protestën e 14 shtatorit 98' me protestën e opozitës: 28 vite me zjarr, po e njëjta ndërtesë dhe i njëjti qëllim

Depututi i PS Erion Braçe, ka bërë një krahasim të protestës së 24 janarit 2026 të PD dhe ngjarjeve të 14 shtatorit 1998, ku në Tiranë u organizua një grusht i mirëfilltë shteti me protagonist Sali Berishën, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është po e njëjta ndërtesë ku janë zhvilluar të dyja ngjarjet dhe i njëjti qëllim për pushtet.

Ai thekson se atëherë përdorej antitanku mbi godinë, ndërsa sot molotov dhe fishekzjarrë mbi njerëzit e shtetit, dhe se askush nuk mbahet përgjegjës, si atëherë ashtu edhe sot.