35 të shoqëruar, 2 në kërkim/ Opozita: Policia shkelje të rënda të ligjit
Protesta e 24 janarit u shoqërua me arrestime, përplasje dhe reagime të forta politike. Opozita i cilëson veprimet e policisë të paligjshme, ndërsa qeveria flet për dhunë të organizuar, me institucionet që po hetojnë procedurat e ndjekura. Ndërsa Kryeministri Rama përmes një reagimi në rrjetin social X, ngre pretendime për protestues të dhunshëm, të paguar.
Në kërkim për dhunë në protestën e 24 janarit nga policia e shtetit.
Por për opozitën, shoqërimet e protestuesve ishin të paligshme dhe ndalimi i tyre çoi edhe deputetët demorkatë në dyert e komisaratit nr1, për të këruar lirimin e protestuesve të arrestuar dhe takim me shefin e komisariatit.
Deputetët e PD, mes tyre Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Bardh Spahia, Bledi Himçi, Zija Ismaili, Besart Xhaferri arritën të thyejnë koordonin e policisë dhe u futën në ambientet e brendshme ku pati edhe përplasje fizike mes tyre.
Deputetët kërkonin të futeshin në dhomat e shoqërimit, por nuk janë lejuar.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, , i cilësuar arrestimet jo vetëm të paligjshme, por dhe të motivuara politikisht.
Sipas tij, dhuna e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë dhe pengimi i deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe të parimeve demokratike, ndërsa situata dëshmon, sipas Nokës, panikun e një regjimi që po përballet me revoltë qytetare.
Ndërkohë nag përplasja me protestuesit pati edhe 11 efektivë të lënduar, të cilët u dërguan në ambientet e spitalit të traumës për trajmtim mjekësor
Të dielën në mëngjes reagoi edhe kryeministri Rama, duke e cilësuar Partinë Demokraitke si të vetmen parti në evropë që ka në proghramin saj dhunën dhe shkatërrimin e pronës, duke ngritur edhe pretendimin se dhuna u realizua nga persona të paguar.
Deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!
Mësohet se t në të gjitha Komisariatet ku ka pasur persona të ndaluar gjatë protestës së opozitës ka pasur grupe hetimi nga institucioni i Avokatit të Populli.
