Berisha: Protestat do të vazhdojnë/ Qytetarët janë heronj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëron vijimin e protestave të opozitës, duke e cilësuar tubimin e 24 janarit si të suksesshëm.
Akuzave të kryeministrit Edi Rama PD për dhunë dhe organizim të incidenteve nga rrugeçër të paguar, siç i quan ai, kryedemokrati iu përgjigj duke i cilësuar si heronj protestuesit, madje shtoi se ata nuk kryen asnjë shkelje ligjore, por vetëm shprehën zemërimin e tyre.
Protestat e opozitës do të vijojnë, ky është paralajmërimi i kryedemokratit Sali Berisha një ditë pas protesëts së 24 janarit
Pa dyshim që do ketë protesta, protesta dhe vetëm protesta. Ne jemi në kilometrin e fundit. Këtu ne të gjithë potencialin tonë, ne jemi mirënjohës pafund përgjigjes qytetare.
Protestën e 24 janarit, e cilësoi si një sukses.
Dje regjimi u trondit nga themelet. Dje qytetarët triumfuan në rrugë dhe sheshet e Tiranës. U bënë zëri i ndërgjegjes se njerëzve të ndershëm, të cilët nuk pajtohen kurrë me një qeveri me lidhje të tmerrshme me drogën dhe krimin.
Sipas tij kjo ëshjtë protestë që duhet t’i bashkojë qytetarët kundër vjedhjeve të kryera nga Qeveria.
Këto janë pasuri të fëmijëve të çdo shqiptari dhe jo vetëm të fëmijëve të opozitarëve që protestojnë. Ndaj dhe sot është koha më shumë se kurrë të tregojmë të bindur para ndërgjegjes sonë, të tregojmë se ne kurrë s’pajtohemi me këtë regjim.
Kryeminsitri Edi Rama në një reagim në rrjetin social X e cilëson PD, si të vetmen Parti që e ka në program dhunën. Ndërsa protestuesit e dhunshëm i cilësoi si rrugeçër të paguar
Deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!
Sali Berisha pati një përgjigje edhe për këtë reagim i cilëson protestuesit si heronj dhe mohon që ata të kenë kryer shkelje ligjore

