Protesta e djeshme, "Al Jazeera" publikon PAMJET: Përplasje me policinë për korrupsionin e qeverisjes socialiste

Media e njohur ndërkombëtare Al Jazeera, një nga platformat më me ndikim global, i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita shqiptare në Tiranë.

Në publikimet e saj në rrjetet sociale, Al Jazeera ka shpërndarë imazhe nga protesta masive, duke evidentuar reagimin qytetar kundër asaj që opozita e cilëson si qeverisje të zhytur në korrupsion, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas përshkrimit që shoqëron fotografitë, përplasjet mes forcave të policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer gjatë demonstratës, e cila u organizua për të kundërshtuar akuzat për korrupsion ndaj qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Al Jazeera English (@aljazeeraenglish)