Nga “non grata” te përjashtimet/ Burimi: Ja kush ishte shkaku i vërtetë i përçarjes në PD
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë analisti, Genc Burimi i cili ka folur lidhur me për Partinë Demokratike dhe përçarjen e saj në 2021.
Ai ka kujtuar se Berisha kërkonte unitet, pavarësisht vendimit amerikan për non gratën, ndërsa përjashtimi i tij nga grupi parlamentar u bë nga Lulzim Basha.
Burimi theksoi se qëndrimi i Berishës ka ndryshuar sot në raport me raste të tjera, si ai i Ervin Salianjit, duke nënvizuar se problemi i vërtetë, sipas tij, ka qenë gjithmonë te drejtimi i PD-së pas vitit 2021.
“Jam i bindur. Për vetë Ramën do jetë zgjidhja. Bëhet fjalë për korrupsion dhe Rama do ta ketë të vështirë ta mbrojë Ballukun.
Zelensky dorëzoi Ballukun....
.....
Berisha s’e kuptonte pse në shtator 2021, dy-tre muaj pasi u shpall non grata nga amerikanët e Administratës Biden.
Kështu filloi sherri, asokohe bashkë.
Basha e shpalli Berishën të padëshirueshëm në gjirin e grupit parlamentar të PD-së.
Berisha tha pse duhet të ndahemi, për një Amerikë pa asnjë element prove që cakton non grata.
Pati gjithmonë këtë lloj diskursi, që duhet të rrinim bashkë.
Ka ndryshuar tani për Salianjin, se thotë se jemi të përjashtuar.
Halli ka qenë aty. Ka qenë te Basha, te Alibeaj."- tha ai.
