BORDI I PAQES DHE “NJOLLA” E 21 JANARIT/ Rama: Fantazia e Ligësia i dhanë jetë disa teorieve dhe përrallave
Në “Shënimet e Javës”, kryeministri Edi Rama u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, të cilin e vlerësoi si hiostorik për Shqipërinë. Teksa e cilësoi 2026-ën si një vit kyç për integrimin në bashkimin e Evropiam, kryeministri Rama u ndal edhe te 21 Janari, prë të cilin u shpreh se shpreson që SPAK të zgjohet për të hequr njollën që qëndron mbi drejtësinë
Anëtarësimi në Bordin e Paqes ishte kryefjala e kryeministrit Rama në përmbledhjen e tij javore.
Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, mund të thuhet tani, një ftesë përtej protokolleve zyrtare dhe me një domethënie shumë të fortë politike, po edhe historike sipas meje për Shqipërinë.
Teksa vlerëson votën Pro nga Kuvendi, edhe me votat e opozitës, i cilëson reagimet e opozitës si tollovi për të bërë zhurmë.
Nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t'i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, që duhet të jesh vërtetë rëndë
Kryeminisrri Rama u ndal edhe te 21 Janari, sipas të cilti ende pas 15 vitesh nuk është dhënë drejtësi.
"Shpresoj që spak-u" - të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është një njollë për drejtësinë shqiptare
2026-a cilësohet si nlë vit kyç sa i përket integrimit në bashkimin Evropian
Ky është një vit kur Shqipëria duhet me patjetër të provojë se është e gatshme, jo vetëm t'i kalojë reformat, por dhe t'i jetësojë ato, duke pasur parasysh që të gjithë çdo ditë, në çdo hap, se ky moment nuk mund të humbet.
Gjatë rubrikës së tij p shënimet e javës, rama u dal edhe te nisja e një turi takimesh me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare të 2026,për t’u ardhur në ndihmë atyre.
