VIDEO/ Shporta e shtrenjtë, Xhixho: Qumështi, veza, vaji dhe mielli në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Gjermani dhe Itali
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon ccmimet e larta të produkteve të shportës, të cilat sipas saj, janë më të shtrenjta se në Itali apo dhe Gjermani.
DEKLARATA E XHIXHOS
E di që sot qumështi, veza, vaji dhe mielli në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Gjermani dhe Itali?
GJERMANI ITALI SHQIPËRI
Veza 0.2 €????????0.2 €????????0.26€????????
Vaji 1.6 €????????1.5 € ????????3.6 €????????
Qumësht 1 €????????1 €????????1.7 €????????
Sheqer 1 €????????1 €????????1.1 €????????
Makarona0.6 € ????????0.9 € ????????1 €????????
Miell 0.6 € ????????0.45 € ????????1.1 €????????
Një pensionist shqiptar merr katër herë më pak pension se një pensionist europian, por në market paguan dyfish për ushqimet bazë. Sot familjet shqiptare shpenzojnë mbi 40% të gjithë të ardhurave vetëm për të ngrënë, ndërsa 72% e njerëzve thonë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Dhe ndërkohë që qytetarët zgjedhin mes bukës, ilaçeve dhe dritave, qeveria mbledh miliarda, shpenzon miliona për luks dhe refuzon edhe masën më të thjeshtë te propozuar nga Partia e Lirise: uljen e TVSH-së për ushqimet bazë duke e çuar nga 20% që është sot, ne 5%.Kjo nuk është krizë, kjo është padrejtësi. Sepse paratë janë, por nuk shkojnë për njerëzit.

