VIDEO/ Mbushi qelitë e Elbasanit me dr*gë, arrestohet polici i burgut, e pësojnë familjarja dhe i dënuari

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve njofton arrestimin e policit të burgut të Elbasanit, i cili në bashkëpunim me familjarët e një të dënuari dhe me vetë të dënuarin kanë bërë të mundur futjen në institucionit peneticiar të një sasie droge.

"Në zbatim të Urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj shtetasve në hetim:

Ndricim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan

Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri

Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan", njofton Drejtoria e Burgjeve.

Njoftim për Mediat!

Metoda speciale dhe hetim disa-mujor, SHKBB zbulon mekaninzmin për futjen e narkotikëve në IEVP Elbasan, tre në pranga

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar me sukses një operacion kundër veprimtarisë kriminale në IEVP Elbasan.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim:

N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan

E.K., familjare e një të paraburgosuri

G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKBB dhe Ministria e Drejtësisë konfirmojnë angazhimin për zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në sistemin penitenciar dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje