A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 11:46
Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet në lidhje me sekuestrimi e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Në programin e transparencës, pyetjes se nëse Ilir Prodës i është sekuestruar telefoni, SPAK ka kthyer përgjigje duke u shprehur:
“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thotë SPAK.
