Ministrja e Jashtme: Duhet ende shumë punë për ta bërë Groenlandën një vend të sigurt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2026, 20:32
Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt tha sot se zhvillimet e fundit në Forumin Ekonomik Botëror kanë qenë pozitive, sipas BBC.
Në një deklaratë, Motzfeldt tha se NATO nuk po negocionte në emër të Groenlandës – dhe se nuk do të arrihej asnjë marrëveshje zyrtare pa pjesëmarrjen e qeverisë.
Megjithatë, ajo shtoi se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e kishte informuar drejtpërdrejt presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mbi nevojën për të respektuar pozicionin dhe kufijtë e territorit.
Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt tha se duhej ende shumë punë për ta bërë Groenlandën një vend të sigurt.
