Healey: Britania e Madhe do të luajë “rol udhëheqës” në sigurinë e Arktikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2026, 19:11
Forcimi i sigurisë në rajonin e Arktikut dhe në veriun e largët është diçka në të cilën Britania e Madhe do të marrë një “rol udhëheqës” përmes NATO-s, tha sot sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, John Healey pas bisedimeve të presidentit amerikan, Donald Trump mbi Groenlandën, në Davos, sipas BBC.
“Kanë qenë dy javë diskutimesh të ashpra dhe diplomaci të vendosur”, shtoi ai.
Healey gjithashtu foli për cështjen e Ukrainës, duke thënë se ishte një hap i “mirë” që i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff po shkonte në Moskë për bisedime të mëtejshme.
“Tani është koha që Putini të bëjë atë që thotë. Ai thotë se është i interesuar për bisedime, por ende nuk ka deshmuar se është i interesuar për paqen. Ky është shansi i tij”, shtoi Healey.
