Rrezik për satelitë, GPS dhe rrjetin elektrik/ Shkencëtarët paralajmërojnë për një stuhi rrezatimi diellor në 2 dekadat e fundit
Shkencëtarët kanë konfirmuar mbërritjen e një stuhie të fuqishme rrezatimi diellor, e cila konsiderohet si më intensive në 20 vitet e fundit.
Ngjarja është njoftuar nga Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor e Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, që monitoron aktivitetin diellor dhe efektet e tij në Tokë.
Stuhia ka arritur kategorinë S4 në shkallën ndërkombëtare të matjes së fenomeneve radioaktive diellore, duke e klasifikuar si një ngjarje të rrallë dhe shumë të fortë.
Ajo u shkaktua nga një shpërthim i madh i klasit X në Diell, i shoqëruar nga një nxjerrje masive koronale, një re e madhe grimcash të ngarkuara dhe një fushë magnetike që lëviz drejt Tokës.
Grimcat energjetike që arrijnë atmosferën mund të shkaktojnë shqetësime gjeomagnetike, duke prekur sistemet satelitore, komunikimet pa tel, rrjetet GPS dhe energjinë elektrike, sidomos në rajonet polare.
Linjat ajrore, operatorët e rrjetit dhe agjencitë hapësinore janë njoftuar për masat paraprake.
Megjithatë, stuhia sjell edhe një spektakël të jashtëzakonshëm si aurora boreale dhe aurora australe mund të shfaqen në zona më të jugta se zakonisht.
Në Mbretërinë e Bashkuar, dritat veriore janë vërejtur në të gjithë vendin, nga Malësitë e Lartë deri në Penzance, duke ofruar një pamje të rrallë dhe të mahnitshme, por paralelisht me rreziqe për infrastrukturën elektronike.
Sipas meteorologëve të hapësirës, një stuhi e tillë nuk është parë që nga tetori i vitit 2003, kur një fenomen i ngjashëm kishte shkaktuar ndërprerje të komunikimeve dhe probleme satelitore.
Shkalla S mat intensitetin e rrjedhës së grimcave të ngarkuara që arrijnë Tokën, nga S1 (i dobët) deri në S5 (ekstrem).
Stuhia aktuale S4 mund të shkaktojë ndërprerje në komunikimet me frekuencë të lartë dhe satelitore, si dhe rrezatime në rajonet polare. Shkalla G mat efektin gjeomagnetik në sipërfaqen e Tokës dhe mund të arrijë nivele të larta, duke përfshirë G1 deri në G5.

