"Propozimi i Trump ishte i shpejt"/ Gjipali për Bordin e Paqes: Ka skepticizëm se cili do të jetë formati i këtij organizmi
Drejtor ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ka qenë në lidhje direkte në OraNews, nga ku ka folur lidhur me organizimin e vendeve dhe Bordin e Paqes.
Ai e ka përshkruar iniciativën e Trump, si një hap i nxituar për të dërguar ftesat drejt zyrtarëve të lartë. Gjipali e argumenton se një organizatë vendesh duhet fillimisht të kalojë një proces diskutimesh për të pasur një format të tillë si ky Bord.
"Është një inicativë e presidentit Trump, e cila në fakt ka ngjallur diskutime për shkak të një paralelizmi që krijon me OKB-n.
Pra, një organizim vendesh i fokusuar të proceset e nxitjes së paqes me konflikt.
Por që mund të shkojë dhe të zgjerohet dhe më tej.
Duke parë gamën e gjerë e të ftuarve për të qenë pjesëmarrëse dhe themeluese e këtij Bordi.
Në këtë këndvështrim, ka skepticizëm se cili do të jetë formati, çfarë do të bëjë konkretisht kjo organizëm.
Zakonisht kemi mësuar që, për të ndërtuar organizata të tilla, kërkohet një periudhë e gjatë guximesh dhe diskutimesh.
Ndërkohë që në këtë rast, propozimi i Trump ka qenë shumë i shpejt. Dërgimi i letrave ftesë për zyrtarë të lartë dhe kërkesa për tu bërë anëtar të menjëhershëm.
Do ngelet për tu parë se si do formësohet."
