ZBULOHET 'GAZA E RE'/ Jared Kushner ilustron me harta planin e rindërtimit

Jared Kushner ilustron me harta planin e rindërtimit të gazës, duke e përshkruar atë si një projekt zhvillimi ekonomik dhe paqeje afatgjatë. Vizioni përfshin investime private, infrastrukturë moderne dhe shfrytëzim të bregdetit për turizëm. Sipas Kushner, “Gaza e Re” mund të shërbejë si model për zona të tjera konflikti në botë

Kjo pamje nuk është nga një qytet i së ardhmes, po vizioni i Gaze se re. 

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, e ka prezantuar kështu gazen e re, me nje  plan rizhvillimi që synon ta shndërrojë territorin e shkatërruar nga lufta në një qendër moderne ekonomike dhe turistike.

Ndërtesa të larta buzë detit, zona biznesi, infrastrukturë moderne dhe atë që Kushner e quajti “turizëm bregdetar” një transformim rrënjësor i Rripit të Gazës është ajo që ju demostruar 19 vendeve për rindërtimin e gazës

Ky plan përbëhet nga 20 pika kyçe, që sipas Kushner, synojnë stabilitet, investime private, rindërtim ekonomik dhe një qasje të re për paqen në rajon. Ai tha se, ndonëse fokusi aktual është te Gaza, ky bord dhe ky plan do të shërbejnë si model edhe për zona të tjera konflikti në botë.

“Mendoj se lufta ka mbaruar, le të bëjmë më të mirën tonë për të punuar së bashku. Qëllimi ynë këtu është paqja midis Izraelit dhe popullit palestinez. Të gjithë duan të jetojnë në paqe, të gjithë duan të jetojnë me dinjitet. Le t’i përqendrojmë përpjekjet tona në mbështetjen e atyre që po bëjnë punën për ta ndërtuar këtë.”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka riformuluar nismën si një “Bord Veprimi për Paqen”, duke deklaruar se vende dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë pritet t’i bashkohen kësaj përpjekjeje.

Rubio theksoi se shumë shtete dhe investitorë kanë shprehur interes për të qenë pjesë e këtij procesi.

Megjithatë, prezantimi në Davos nuk ishte gjithëpërfshirës. Disa vende kyçe të rajonit dhe përfaqësues palestinezë nuk ishin të pranishëm, duke ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen reale dhe pranueshmërinë politike të planit.

Vizioni për “Gazën e Re” mbetet, për momentin, një projekt në letër  ambicioz, futurist dhe i diskutueshëm  mes shpresës për paqe dhe skepticizmit në terren.