FIKET SERISH CENTRALI NË FUKUSHIMA/ Japonia ndali rifillimin e centralit bërthamor më të madh në botë vetëm disa orë pas rinisjes

Reaktori kryesor numër 6 në centralin bërthamor në Japoni, I rihapur pas 15 vjetësh, ndalet për shkak të një problemi teknik, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për sigurinë.

Pas më shumë se një dekade e gjysëm që centralet bërthamore u mbyllën pas katastrofës në Fukushima në vitin 2011, kompania Tokyo Electric Power (TEPCO) rindezi të mërkurën reaktorin numër 6 në centralin bërthamor , me kapacitetet më të mëdha në botë.

Megjithatë vetëm disa orë pas rifillimit të punës një alarm në sistemin e monitorimit u aktivizua dhe autoritetet vendosen ta ndalonin operacionin për të hetuar problemin teknik në sistemin e rodëve të kontrollit një paisje kyce kjo për funksionimin e sigurt të reaktorit.

Sipas TEPCO, reaktori është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka rrezik  radioaktiv jashtë ambientit, por nuk është dhënë një afat se kur mund të rifillojë sërish.

Ky central bërthamor në prefekturën Niigata, rreth 220 km në veriperëndim të Tokios ka një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 8.2 gigavatësh dhe konsiderohet kyc për planin e Japonisë për të ulur varësin nga lëndët djegëse fosile dhe për të përballuar kërkesat në rritje për energji elektrike.

Rinisja e centralit ka ngjallur debate të shumta publike, me brenga për sigurinë teknike, menaxhimin e emergjencave dhe besueshmërinë e operatorëve, vecanërishtë duke pasur në mendje historinë katastrofike të Fukushimës.

Ndërsa autoritetet teknike dhe TEPCO po punojnë për të identifikuar dhe adresuar shkaqet e problemit të fundit, vendi mbetet në pikpyetje se kur dhe në cfarë mase energjia bërthamore do të luajë  rolin e saj të planifikuar në furnizimin kombëtar me energji.