Bordi i Paqes/ Neza: Është e logjikshme që Shqipëria të votojë pro iniciativave amerikane
Gazetari Sami Neza komentoi në emisionin “Ora e Betit” zhvillimet politike për ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke theksuar presionin e kryeministrit dhe mungesën e qartësisë për deputetët.
Neza u ndal te procesi i votimit të parashikuar për ditën e nesërme. Sipas tij, ajo që pritet të votohet përbën një presion të kryeministrit Rama për të ndryshuar kontekstin politik, në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Është e logjikshme që Shqipëria të votojë pro iniciativave amerikane, por problemi qëndron tek mungesa e qartësisë. Deputetët nuk e dinë saktësisht se çfarë do të votojnë nesër. Nuk dihet nëse do të jetë një vendim i qeverisë apo diçka tjetër”, tha Neza.
Ndërkohë, për nesër pritet ratifikimi për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ndërsa është zbardhur edhe vendimi i ministrit Niko Peleshi për mbledhjen e seancës plenare.
Neza u ndal edhe te politika amerikane, duke theksuar se Donald Trump njihet për propozime të shpejta, por që shpesh kanë probleme strukturore, të cilat mund të sjellin vështirësi në zbatimin e tyre.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
